Jose Mourinho është dënuar me dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Cremoneses mbrëmjen e djeshme në Serie A.
Roma humbi më rezultat 2-1 në transfertë, me portugezin që u nervozua me arbitrin e katërt Marco Serra pas duelit të Marash Kumbulla dhe Frank Tsadjout.
Trajneri portugez i Romës i kërkoi arbitrit Serra një shpjegim dhe ai dyshohet se u përgjigj: “Kujdes me reagimet tuaja të ndyra”. Mourinho ‘u çmend’, filloi të debatonte me arbitrin, ndihmësit e frenuan dhe më pas u përjashtua me karton të kuq. Në atë moment gjyqtari i katërt dyshohet se i ka thënë: “Të gjithë po tallen me ty, shko në shtëpi”. Kjo duket se e ka acaruar më shumë trajnerin e Romës. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho kapet me arbitrat, duke lënë ekipin e tij në duart e asistentit për dy ndeshjet e radhës.