Adnan Januzaj është shumë pranë transferimit në Turqi tek skuadra e Istanbul Basaksehir. Hapësirat e pakëta në skuadrën andaluziane detyrojnë futbollistin me origjinë shqiptare të largohet edhe pse ka një kontratë që e lidh me Sevillan deri në vitin 2026.
Megjithatë, fakti që është jashtë projektit ku në asnjë ndeshje nuk është titullar, bën që Januzaj duhet të mendojë për një aventurë në Superligën turke.