Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Ja 25 kuqezinjtë e ftuar nga Sylvinho. Dy prurje të reja vijnë nga Kosova
Sport

Ja 25 kuqezinjtë e ftuar nga Sylvinho. Dy prurje të reja vijnë nga Kosova

Published 01/09/2023
Share
SHARE

Kthehen në kombëtare Arlind Ajeti dhe Odise Roshi, mbetet jashtë dy kualifikueseve të shtatorit Armando Broja. Ky i fundit nuk është lejuar nga Chelsea, sepse nuk është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi dhe e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Në sulm, kuqezinjtë janë përforcuar me dy emra të rinj nga Kosova, Mirlind Daku (luan në Rusi) dhe Arbnor Muja (luan në Belgjikë). Porta nuk ka asnjë ndryshim, edhe pse Strakosha dhe Berisha kanë kohë që ngrohin stolat e skuadrave të tyre.

Megjithatë, së fundi, Berisha është transferuar tek Empoli, ku me gjasë do të fillojë të luajë në sezonin e ri. Lista e 25 kuqezinjve është publikuar nga faqja në internet e FSHF-së, me shënimin vijues:

“Kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior që ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida.

- Advertisement -

Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.

Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit.

Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

- Advertisement -

KosPress Portal 01/09/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale
Sport 28/05/2025
Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje
Lajme 28/05/2025
Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”
Sport 28/05/2025
Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme 28/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025
Sport

Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”

28/05/2025
LajmeSport

Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!

27/05/2025
Sport

Balotelli “shpërthen”: Nuk i kam zili as Ronaldon, as Messin!

27/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?