Mbrëmë është mbyllur raundi i parë në fazën e grupeve të Europianit. Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” ka publikuar 11-shen më të mirë të raundit të parë.
Në portë është gardiani i Spanjës, Unai Simon i cili nuk pësoi asnjë gol kundër Kroacisë. Pjesë e formacionit janë edhe dy futbollistët e tjerë të Spanjës, Fabian Ruiz dhe Dani Karvahal.
Nga Holanda është dyshja Natan Ake dhe Kodi Gakpo. Bastoni është i vetmi i përzgjedhur nga Italia ndërsa Zvicra përfaqësohet me Xhakën dhe Aebisher. Sulmi udhëhiqet nga Kai Haverc i Gjermanisë.