Asnjë surprizë. Jannik Sinner fiton US Open duke mundur 3-0 pa shumë probleme amerikanin Taylor Fritz. Në këtë mënyrë Sinner hyn në histori, si tenisti i parë italian që fiton Grand Slam amerikan. Ky është Grand Slami i dytë për numrin 1 të botës pas, suksesit në fillim të këtij viti në Australi.
Italiani megjithëse vetëm në moshën 23 vjeçare dhe mbi gjitha pas shumë polemikave në fillim të turneut për çështjen doping, aq sa u përfol se ai mund të përjashtohej nga turneu, por Sinner tregoi edhe njëherë madhështinë e tij, duke i bërë të gjithë italianët kreanr. Sa i takon ndeshjes, ajo ishte pa histori me amerikanin Fritz që nuk qe në gjendje për asnjë moment t’i bënte ballë Sinnerit. 6-3, 6-4 dhe 7-5, ishin numrat që prodhoi gara, duke i dhënë trofeun tenistit italian e duke e bërë për momentin të pakonkurreshëm.
Shumë i emocionuar Sinner e komentoi kështu triumfin në US Open: “Së pari mirënjohje Taylorit që bëri një ndeshje shumë të mirë. Ja dedikoj këtë fitore hallës time, që nuk po kalon ditë të mira. Ajo është një person shumë i veçantë për mua. Ky titull për mua vlen shumë, sepse kam kaluar një periudhë jo të qetë së fundmi. Ky ishte një vit shumë i rëndësishëm për mua, duke filluar me suksesin në Australi e deri më tani, falënderoj familjen time që më ka qëndruar pranë. Faleminderit gjithë publikut për mbështetjen” , përfundoi i përlotur Jannick Sinner.