Milan dhe Inter rikthehen në një gjysmëfinale Champions League pas shumë vitesh mungesë. Të mërkurën mbrëma skuadrat milaneze “përplasin” brirët, në aktin e parë. Ish trajneri Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka bërë parashikimin e tij.
“Futbollistët e të dy ekipeve duhet të jenë të lumtur që luajnë një gjysmë-finale të Champions League. Është një derbi dhe mund të ndodhë gjithçka, por unë besoj që kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit. Kam përshtypjen që derbi i parë do të luhet me kujdes nga të dy ekipet” – tha ai.