Ish-sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i ka uruar fat ish-klubit të tij në përballjen e sontme ndaj Astanësc ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës ndeshet sonte me kazakët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:45, teksa synojnë t’i kalojnë grupet pas fitores së madhe ndaj Dinamo Zagrebit.
Për këtë sfidë të rëndësishme për Ballkanin, ish-ylli i tyre, Daku iu ka uruar fat dhe suksese djemve të Ilir Dajës.
“Shumë fat dhe suksese, është koha me kalu edhe në një nivel tjetër”, ka shkruar Daku. /Zeri