Roma dhe Sevilla do të përballen të mërkurën mbrëma në Budapest në finalen e Europa League.
Roma vitin e kaluar fitojë finalen e Conferencë League, derisa këtë vit, do të luajë në finalen e Europa League, garë kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë.
Ikona e ‘romakëve’, Francesco Totti, në një intervistë për “UEFA.com”, ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh Romën në finalen e dytë radhazi.
“Ishte një emocion i mrekullueshëm të shohësh Romën në finale. Si tifoz i Romës është një nga gjërat më të mira. Arritja në dy finale radhazi është një ndjesi e papërshkrueshme, është hera e parë që ka ndodhur pas shumë vitesh. Le të shpresojmë që gjithçka të shkojë në drejtimin e duhur, do të jetë një lojë e vështirë dhe gjithçka mund të ndodhë”, ka thënë Totti.