Ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle United, Christian Atsu, u gjet dhe u nxor i gjallë nga rrënojat e tërmetit që e ka goditur Turqinë.
Sulmuesi fillimisht kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja siç konfirmoi zëvendëpresidenti i klubit turk Hatayaspor, ndërsa një pjesë e madhe e shokëve të tij të ekipit u shpëtuan në momentin e fundit dhe u transferuan në një vend të sigurt.
Lojtari u transportua në spital pasi pësoi dëmtime në këmbën e djathtë dhe u ankua për vështirësi në frymëmarrje.