Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Inzaghi sfidon Atletico Madridin: Nuk kemi ‘lindur’ në finalen e Stambollit
Sport

Inzaghi sfidon Atletico Madridin: Nuk kemi ‘lindur’ në finalen e Stambollit

Published 13/03/2024
Share
SHARE

Titulli, i kompletuar me një yll të dytë në fanellë, është pothuajse i arkivuar matematikisht. Tek Interi është koha të mendojë për Champions League. Për Simone Inzaghin shtrohet detyra e kualifikimit në çerekfinale, çka mund të arrihet duke mbrojtur 1-0 (falë golit të Arnautovic) e ndeshjes së parë në “San Siro”. Kthimi do të luhet sonte në Madrid, në shtëpinë e shtëpia e Atleticos.

A ka lindur ky Inter në Stamboll?

Nuk jam dakord, shikoj rrugëtimin 3-vjeçar, atë që bëmë edhe në kupa, duke kapërcyer një grup të vështirë, duke luajtur ndeshje të shkëlqyera kundër Liverpool-it dhe Real Madridit. Në tri vitet e fundit kemi shkuar gjithmonë në 1/8 finale, çka nuk ishte diçka e mirëqenë në 10 vitet e mëparshme. Kundër Atletico Madridit e dimë se do të jetë e komplikuar, sepse kundërshtari transformohet në shtëpi. Ne do të duhet ta interpretojmë ndeshjen sa më mirë që të mundemi, me avantazhin minimal që kemi.

Simeone dëshiron një ekip shumë sulmues në ndeshjen e kthimit. A është kjo më mirë për ju?

- Advertisement -

Këtë sezon kemi bërë mirë kundër ekipeve që na kanë sulmuar, por edhe ndaj atyre që na kanë pritur pas. Atletico Madridi ndryshon gjatë ndeshjes, ka lojtarë cilësorë. Sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë intensive, do të duhet t’i menaxhojmë mirë vështirësitë.

A ka ndonjë ngjashmëri mes Interit aktual dhe atij të Mourinhos?

Të gjithë e dimë historinë e tripletës, diçka e mrekullueshme. Ne bëjmë rrugëtimin tonë, arritëm në finalen e Stambollit me krenari. Tani duam të bëjmë rrugën tonë, duke lënë mënjanë kampionatin për një moment.

Çfarë prisni nga Atletico Madridi?

Nuk mund ta di se çfarë po studion Simeone, por e di se kundërshtari luan me sistemin tonë. Ndonjëherë luan edhe me 4-4-2. Diferencën do ta bëjë interpretimi i lojtarëve dhe jo formacioni, por ne kemi ardhur këtu për të luajtur një ndeshje të rëndësishme.

- Advertisement -

Cili do të luajë mes De Vrij dhe Acerbit?

Unë kam disa balotazhe. Acerbi u rikthye ndaj Bologna, De Vrij bëri një lojë më të mirë se në të kaluarën. Ndoshta do të pushoj një mesfushor, por edhe Dumfries dhe Darmian po bëjnë mirë. Shqetësimi i vetëm është se nuk kemi Carlos dhe Arnautovic, që ishin themelorë në ndeshjen e parë.

Sa e rëndësishme është të kesh lojtarë si Dimarco që përcjellin interizëm?

- Advertisement -

Një burim krenarie për të gjithë klubin, ai kaloi të gjithë procesin dhe u shpërblye. Është ndër më të mirët në Champions League. Le të shpresojmë të ketë më shumë në të ardhmen, urime për të, sepse ka punuar shumë. Në dhomën e zhveshjes kam një bllok të përbërë nga Lautaro, Barella, Darmian, Dimarco dhe Bastoni, të cilët e dinë se çfarë është shpirti i Interit dhe i kanë ndihmuar lojtarët e rinj.

Çfarë ju shqetëson nga Atletico Madridi?

Ata transformohen në shtëpi, në kampionat askush nuk ka bërë më mirë në shtëpi. Në 29 ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm një herë në shtëpi kundër Athletic. Të gjithë e dimë se çfarë është Atletico Madridi, kush është Simeone. Nuk do të spekulojmë me suksesin e ndeshjes së parë.

KosPress Portal 13/03/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?