Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Interit mund ta vendosë titullin në derbin e Milanos
Sport

Interit mund ta vendosë titullin në derbin e Milanos

Published 28/02/2024
Share
SHARE

Në historinë e Serisë A, nuk ka ndodhur kurrë që suksesi për një titull kampion të zyrtarizohet në derbin e Milanos, por Interi i Simone Inzagit është duke rishkruar historinë dhe po thyen rekorde në këtë sezon.
Sigurisht që tani zikaltrit ëndërrojnë festën përpara syve të kushërinjve, sepse në fund të fundit… ka gjithmonë një herë të parë. Distanca e madhe me ndjekësit që mund të bëhet akoma më e madhe pas ndeshjes së rikuperuar me Atalantën nuk lë shumë dyshime se cila do të jetë skuadra kampione e Italisë dhe për tifozët e apasionuar pas llogarive po ju tregojmë se çfarë duhet të ndodhë për të festuar pikërisht në derbi?

LLOGARITË– Në fakt, llogaritë nuk janë aspak të lehta për t’u bërë. Jemi ende në shkurt dhe do të luhen shumë ndeshje. Zikaltrit duhet të vazhdojnë marshimin ashtu siç kanë bërë deri tani, pavarësisht lodhjes dhe Champions-it që futet në mes. Për momentin Interi është 9 pikë përpara Juventusit dhe mund të shkojë 12 nëse mund Atalantën. Kjo do të thotë se duhet të shkojë në javën e 33-të të kampionatit me të paktën 16 pikë avantazh ndaj vendit të dytë ose edhe 13 pikë në rast se vendi i dytë në atë kohë do të jetë Milani. Pastaj i duhet të mundë pikërisht kuqezinjtë për të shpërthyer zyrtarisht festën.

BARAZIMI- Në rast se avantazhi është 18 pikë ose 16 me Milanin, atëherë ekipit të Inzagit do t’i mjaftojë edhe vetëm 1 pikë për të fituar zyrtarisht titullin kampion. Duhet të kujtojmë që këto llogari nuk mund të bëhen me duelet direkte mes skuadrave sepse në rast se do të ketë barazim pikësh, atëherë do të ketë një finale mes dy skuadrave.

PRECEDENTI- Siç e thamë, nuk ka ndodhur kurrë që titulli të vendosej në një derbi, por 16 vite më parë, zikaltrit e patën shansin e artë. Ishte sezoni 2007-2008 kur zikaltrit udhëhiqnin kampionatin me 6 pikë avantazh ndaj Romës dhe ndeshja e radhës ishte ndaj kuqezinjve për të siguruar matematikisht titullin e 16- të. Mirëpo golat e Inzagit dhe Kakasë nxorën huq golin e Kruzit. Festa u shty deri në javën e fundit kur u desh dopieta e Zlatan Ibrahimoviç që Mançini të fitonte kampionatin.
PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

KosPress Portal 28/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?