Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë.
“Neroazzurrët” e kanë mposhtur Juventusin me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë duke kaluar kështu në finalen e madhe të këtij kompeticioni.
Golin e vetëm për skuadrën e Simone Inzaghit e realizoi Federico Dimarco në minutën e 15’.
Në finale, In\teri do të ballafaqohet me fituesin e duelit Fiorentina-Cremonese.