Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Interi mund 1-0 Juventusin në përballjen direkte dhe kryesojnë Serie A
Sport

Interi mund 1-0 Juventusin në përballjen direkte dhe kryesojnë Serie A

Published 05/02/2024
Share
SHARE

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi katër duele këtë të dielë, të vlefshme për javën e 23-të. Në Derbin e Italisë, Interi mundi 1-0 Juventusin dhe shkëputet në krye të renditjes. Napoli fitoi 2-1 me përmbysje kundër Veronës, teksa Atalanta triumfoi 3-1 ndaj Lazios.

Interi fitoi 1-0 me Juventusin. Derbi i Italisë foli për zikaltërit, me djemtë e Inzaghit që shkëputen me katër pikë dhe një ndeshje më pak në krye të Serie A. Përballja me “Zonjën e Vjetër” ishte sfidë direkte mes tyre, teksa vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37-të. Aksioni i bukur i Interit dhe presioni i Thuram bënë që mbrojtësi i Juves ta dërgonte vetë sferën në rrjetë. Edhe pse bardhezinjtë kishin disa mundësi me Vlahovic, serbi në një rast gaboi përballë Sommer.

Në “Olimpikun” e Torinos, vendasit barazuan 0-0 me Salernitanën. Ndeshja ishte me raste për të dyja skuadrat, por rezultati në fund ishte i bardhë. Në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë, me “Granatat” që mbajnë vendin e 10-të, ndërsa miqtë nga Salerno qëndrojnë në vendin e fundit.

Napoli fitoi 2-1 me Veronën në Serie A. Ndeshja e raundit të 23-të ishte dramatike në “Maradona”, teksa djemve të Mazzarrit iu desh kryevepra e Kvaratskhelias në minutën e 87-të për të marrë tri pikët dhe për të qenë vetëm një pikë larg zonës Champions. Miqtë nga Verona do shokonin tifozët e pranishëm me golin e Coppola në minutën e 72, para se Ngonge dhe Kvaratskhelia të përmbysnin gjithçka për vendasit.

- Advertisement -

Në Bergamo, Atalanta nuk e pati të vështirë të fitonte 3-1 kundër Lazios. Përballja e raundit të 23-të në Serie A dhuroi emocione, me vendasit e Gasperinit që shënuan dy herë në pjesën e parë. Pasalic në të 16′ dhe De Ketalaere në të 43 ishin vendimtarë për zikaltërit. Në fraksionin e dytë, sërish De Ketalaere shënoi për 3-0, para se Immobile të gjente golin e vetëm te Lazio në të 84 minutë nga penalltia. Me 39 pikë Atalanta qëndron në vendin e katërt, teksa Lazio me 34 pikë në pozitën e nëntë. Në fushë gjatë gjithë lojës për Atalantës ishte Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares.

Serie A, java 23:

E dielë

12:30 Torino 0-0 Salernitana

15:00 Napoli 2-1 Verona

- Advertisement -

18:00 Atalanta 3-1 Lazio

20:45 Inter 1-0 Juventus (Gatti 37′ og)

KosPress Portal 05/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?
Sport 13/05/2025
Personi i zhdukur në Kllokot gjendet pranë kufirit Kosovë-Serbi
Lajme 13/05/2025
Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari
Sport 13/05/2025
Bllokadë e thellë: Kuvendi dështon edhe në tentimin e 15-të
Lajme 13/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025
Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?