Mbrojtësi i Spanjës Jordi Alba do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të Barcelonës, Lionel Messi dhe Sergio Busquets në Inter Miami. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit Jorge Mas.
Mas tha se mbrojtësi 34-vjeçar ka nënshkruar kontratën dhe duhet të jetë në dispozicion për t’u përballur me Atlantën të martën.
Alba, i cili u largua nga Barcelona në verë kur i skadoi kontrata, kaloi më shumë se 10 vjet me gjigantët spanjollë, duke shënuar 27 gola në 459 ndeshje. Ai i ndihmoi ata të fitonin 6 tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në 2015.
Fituesi i Kupës së Botës të Argjentinës, Messi, 36 vjeç, dhe bashkëlojtari i Albës nga Spanja, Busquets, 35 vjeç, tashmë kanë kaluar në Ligën e Madhe të Futbollit të Shteteve të Bashkuara.