Inteligjenca artificiale përdoret shpesh për të bërë parashikime mbi të ardhmen. Në këto ditë angazhimesh të kombëtareve, Chat GPT u pyet për fituesit e Kupës së Botës deri në vitin 2062. Në parashikimet e bëra, Nigeria do të jetë kombëtarja e parë afrikane që do ta fitojë Kupën e Botës.
Nuk mungojnë surprizat, sepse në bazë të parashikimeve do të ketë një performancë të përsëritur nga Argjentina në vitin 2026, pra në edicionin e ardhshëm, dhe vetëm në vitin 2058 kombëtarja e parë afrikane do ta ngrejë trofeun e lakmuar.
Bazuar në atë që ka parashikuar Chat GPT, Kupa e Botës 2026, e cila do të mbahet në Kanada-Meksikë-SHBA pas dy vitesh, do të fitohet përsëri nga “Seleccìon”. Nëse do të ndodhte me të vërtetë, do të ishte një rikonfirmim i bujshëm nga Argjentina dhe, në këtë pikë, ka edhe më shumë kuriozitet për të kuptuar nëse do të jetë Lionel Messi ende aktiv me kombëtaren e tij. Katër vite më vonë, më 2030, duhet të jetë radha e Brazilit.
Seleçao do t’iu përgjigjej rivalëve të vjetër dhe do të kthehej për ta fituar Kupën e Botës 28 vite më vonë (suksesi i fundit më 2002 në Kore dhe Japoni). Në vazhdimësi, pas rikthimit të kombëtares braziliane në “çatinë” e botës, nga viti 2034 deri më 2050 do të fitonin Franca, Gjermania, Spanja, Anglia dhe Holanda.
- Advertisement -
Sipas këtij parashikimi, Botërori duhet të kthehet në Itali në vitin 2054. Nëse do të ndodhte kështu, kombëtarja axurre do të fitonte titullin e pestë në historinë e saj, 48 vite pas suksesit të fundit, më 2006.
Surpriza e madhe do të vijë në vitin 2058, kur kombëtarja e parë afrikane do të ulet në fronin e botës: Nigeria. Parashikimet përfundojnë me Argjentinë që fiton titullin e saj të pestë më 2062.
Parashikimet e Chat GPT për fituesit e Kupës së Botës nga viti 2026 deri më 2062:
2026: Argjentina
2030: Brazili
- Advertisement -
2034: Franca
2038: Gjermania
2042: Spanja
- Advertisement -
2046: Anglia
2050: Holanda
2054: Italia
2058: Nigeria
2062: Argjentina