Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur të iniciojë një procedurë disiplinore kundër trajnerit Bylbyl Sokoli.
Vendimi vjen pas akuzave të Sokolit ndaj referit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës, Mervan Bejtullahu.
“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, i cili në emisionin sportiv në TV ”Dukagjni” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë referin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu, për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF “Dinamo” nga Ferizaj”, ka njoftuar Komisioni i FFK-se.