Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Igli Tare: Interi është skuadra më e fortë e Serie A, Inzaghi është si Guardiola
Sport

Igli Tare: Interi është skuadra më e fortë e Serie A, Inzaghi është si Guardiola

Published 25/02/2024
Share
SHARE

Igli Tare fokusohet tek Interi dhe Inzaghi: Zikaltrit kanë skuadrën më të fortë në Serie A dhe Simone është një perfeksionist. Ish-drejtori sportiv shqiptar i Lazios ka folur në mikrofonat e “Deejay Football Club” me Ivan Zazzaroni dhe Fabio Caressa, duke u nisur nga eksperienca e tij në klubin bardhekaltër:

“Unë u përpoqa të jem vetvetja dhe të bëja më të mirën. Të përfaqësoja një klub si Lazio ishte një angazhim i rëndësishëm dhe i lodhshëm. Ishte një përvojë unike, të cilën do ta mbaj gjithmonë me vete në të ardhmen. Falë kësaj eksperience jam në gjendje të përballem me çdo aventurë tjetër”.

Vitin e kaluar, Lazio përfundoi në vendin e dytë: “Shpesh është folur për një mrekulli. Kjo fjalë më shqetëson shumë. Jam i bindur që edhe këtë sezon, Lazio ka një skuadër të shkëlqyer, e cila mund të garojë për katër vendet e para. Mendoj se mrekullia mund të jetë kur fiton një ndeshje, jo kur për një vit të tërë je në top 4 e kampionatit.

Kur merr një trajner si Sarri dhe ke një skuadër që një vit më parë kishte arritur në 1/8 finale të Champions League, do të thotë se je protagonist i një procesi rritjeje. Në futboll ne flasim shumë shpesh për mrekulli. Si për shembull Bologna këtë vit apo Atalanta vite më parë. Në fakt, rezultatet janë fryt i punës”.

- Advertisement -

Igli Tare krahason vlerën e skuadrave të Serie A: “Interi ka skuadrën më të fortë, këtë e thotë renditja dhe ecuria e kampionatit. Mendoj se i dyti më i kompletuar është Juventusi, një ekip i fortë. Unë prisja diçka më shumë prej bardhezinjve, nisur nga fakti se nuk janë të angazhuar në Kupat e Europës. Po ashtu, Serie A ka një skuadër tjetër të fortë, si Milani. Ajo që Bologna ka bërë këtë vit është fantastike, është kënaqësi ta shohësh atë duke luajtur”.

Interi drejtohet nga Simone Inzaghi: “Edhe si futbollist ai tregoi diçka të veçantë. Unë kisha të njëjtën ndjenjë për të si Guardiolën. Mund të shihje se ata kishin diçka më shumë se të tjerët. Simone është një person i thellë, kujdeset për çdo detaj të vogël. Ai është obsesiv dhe është i aftë të krijojë një marrëdhënie unike me ekipin”.

KosPress Portal 25/02/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?