E zyrtarizoi vetë në fundin e Milan-Verona në “San Siro”, me mikrofon në dorë dhe zërin që i dridhej, i emocionuar si kurrë para kamerave. “Herën e parë që mbërrita në Milano më dhuruat lumturi, herën e dytë më dhuruat dashuri. Nga zemra dua t’i falënderoj fansat kuqezi”.
Kishte ende disa dyshime për të ardhmen e tij, të nxitura nga thashethemet për oferta edhe në Itali, por suedezi e ka vendosur: “Më pritët krahëhapur, më bëtë të ndihem si në shtëpinë time. Unë do të jem një mbështetës i Milanit për gjithë jetën. Ka ardhur koha t’i them lamtumirë futbollit, jo juve”.
Në konferencën për shtyp foli sërish suedezi: “Një ditë shumë e veçantë për mua. E mbajta këtë vendim për ta lënë futbollin brenda meje, nuk i thashë askujt. Klubi nuk e dinte për këtë. Nga nesër jam një njeri i lirë në këtë botë. Sot është dita e fundit si profesionist, dua të falënderoj Milanin dhe të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur. E ardhmja? Tani vjen një kapitulli tjetër i jetës sime.
😢 Forever adored. Forever one of us. Forever Milanista. Forever Zlatan. #GodByeZlatan ❤️️🖤
pic.twitter.com/eiAJL2Shau
— SempreMilan (@SempreMilanCom) June 4, 2023
- Advertisement -