Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë dy deri në tri javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi muskulor.
Lëndimi do të thotë se sulmuesi 21-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier kundër Fulhamit në Old Trafford, si dhe udhëtimin e mesjavës në Nottingham Forest në FA Cup.
Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë lokal ndaj Manchester Cityt në fundjavën e ardhshme.
Është vetë klubi nga Old Trafford që ka njoftuar mbi lëndimin e yllit të tyre të momentit.
“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester Unitedit në Premierligë kundër Fulhamit të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor”.
“Lëndimi pritet ta mbajë jashtë për dy deri në tri javë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
- Advertisement -
Ndryshe, Hojlundi ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit, duke shënuar në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në ligë. /Telegrafi