Federata e Futbollit e Kosovës u themelua si institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, më 20 gusht të vitit 1991, në një periudhë shumë të vështirë, kur vendi ishte okupuar nga regjimi i egër serbo-sllav. Futbolli në Kosovë para kësaj date ishte zhvilluar nën organizimin e Lidhjes së Futbollit të Kosovës, që ishte pjesë e barabartë me Lidhjet e tjera të Futbollit në Federatën e Jugosllavisë dhe që funksiononte që nga viti 1948. Por, periudha e shpërbërjes së Jugosllavisë me nisjen e luftës në fillim vitet e 90-ta dhe instalimi i masave të dhunshme nga Serbia në çdo lëmi të jetës në Kosovë, e goditi edhe futbollin, kur nga stadiumet u dëbuan të gjitha ekipet shqiptare.
Të ndodhur në një situatë okupuese e përjashtuese, në gusht të vitit 1991 njerëzit e futbollit në Kosovë vendosën që përkundër rrethanave të vështira ta ndërmarrin hapin e guximshëm – themelimin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimin e garave në tërë vendin, ndonëse në pa mundësi të shfrytëzimit të stadiumeve të futbollit, në të cilat ishin instaluar klubet serbe.
Kuvendi konstituiv i FFK-së, të cilit i paraprinë shumë takime sensibilizuese nëpër qytete të ndryshme, u mbajt në shkollën fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, derisa drejtimin e këtij institucioni me vota unanime të delegatëve e mori punëtori i dalluar sportiv nga Prizreni, Agim Bytyqi. Ndërkohë, vetëm disa javë më vonë, saktësisht më 13 shtator, filloi edhe kampionati i parë i futbollit të pavarur të Kosovës, me ndeshjen ndërmjet dy rivalëve të kryeqytetit, Flamurtarit dhe Prishtinës.
Liga e parë e Kosovës në kampionatin e parë numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera varësisht nga Regjionet, por ndeshjet luheshin në kushte shumë të vështira nëpër fusha të improvizuara, ku shumë familje i kishin dhuruar tokat e tyre për t’i shndërruar në fusha futbolli, vetëm e vetëm që futbolli të luhej dhe të rinjtë ta zhvillonin talentin e tyre. Edhe në këto rrethana futbolli luhej sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, dhe çdo ndryshim i rregullave të tyre menjëherë aplikohej në sistemin e garave tona.
- Advertisement -
Gjatë kësaj periudhe maltretimet, burgosjet, rrahjet ndaj zyrtarëve, trajnerëve dhe futbollistëve nga pushtuesi serb ishin të pranishme po thuajse çdo javë, por motivi për të vazhduar tutje ishte i madh, ngase të gjithë besonin se herët a vonë kjo sakrificë dhe rezistencë ndaj pushtuesit do të sillte ditë të mira për futbollin në Kosovë. Garat në kushte të tilla vazhduan deri në janar të vitit 1998, kur filloi lufta në Kosovë dhe kur shumë futbollistë u rreshtuan në UÇK në misionin e çlirimit të vendit. Si rrjedhojë u ndal çdo aktivitet deri pas çlirimit të vendit.
Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, Federata e Futbollit e Kosovës u riorganizua me të gjitha organet e saj, derisa klubet u rikthyen në objektet e stadiumeve, të cilat ishin në gjendje të mjerë për shkak të mos investimeve për thuajse një dekadë nga okupuesit. Futbolli në vitet e para të pasluftës ishte në ekspansion, por më pas pamundësia për t’u anëtarësuar në UEFA e FIFA dhe shpenzimi i madh i donatorëve për t’i mbajtur klubet bëri që futbolli shpeshherë të kalojë në faza të vështira të mbijetesës.
Megjithatë, pas shumë peripecive, sakrificave të shumë gjeneratave, në fund Federata e Futbollit e Kosovës, më 3 maj të vitit 2016 arriti ta finalizojë misionin e nisur më 20 gusht të vitit 1991, duke u anëtarësuar në UEFA, derisa më pas më 13 maj të njëjtit vit u anëtarësua edhe në FIFA. Kjo periudhë vlerësohet edhe si më e rëndësishmja për FFK-në, pasi nga këtu mori hov zhvillimi i mëtejmë i futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet. Kombëtarja e Kosovës u bë pjesë e kualifikimeve për Evropian dhe Botëror, derisa klubet kosovare filluan garimin në kupat evropiane, që ishte ëndrra e të gjithë atyre që ishin pjesë dhe kontribuuan për futbollin e Kosovës.
Kryesia e parë e FFK-së – 20.08.1991
1.Agim Bytyqi, kryetar
2.Hamdi Tovërlani, nënkryetar
3.Gafurr Kabashi, nënkryetar
4.Xhafer Morina, anëtar
5.Jakup Berisha, anëtar
6.Bajra Bardhi, anëtar
7.Bedri Hamza, anëtar
8.Beqir Aliu, anëtar
9.Ferat Qorri, anëtar
10.Enver Nuredini, anëtar
11.Ajet Shosholli, anëtar
12.Shinasi Berisha, anëtar
13.Arbnor Morina, anëtar
14.Shpëtim Kuqi, anëtar
15.Bajram Zeqiri, anëtar
16.Skender Selmani, anëtar
17.Haki Loci, anëtar
18.Sejdi Mërkoja, sekretar
Kuvendi i dytë – Kryesia e FFK-së: 22.08.1994
1.Rexhep Abdullahu, kryetar
2.Arsim Spahiu
3.Luan Prekazi
4.Jashar Peci
5.Faruk Domi
6.Qemajl Nallbani
7.Sami Ahmeti
8.Halil Kika
9.Jakup Berisha
10.Ismet Shurdhani
11.Flamur Vala
12.Ali Shkreli, sekretar
- Advertisement -
Kryesia e FFK-së – 2000
1.Sabri Hashani, kryetar
2.Adem Çollakaj, nënkryetar
3.Afërditë Fazlija, nënkryetare
4.Haki Demolli
5.Blerim Vula
6.Hamdi Govori
7.Agim Elshani
8.Tasin Pajaziti
9.Skender Ramadani
10.Refik Hydaverdi
11.Naim Besimi
12.Nazmi Kelmendi
13.Ismajl Kosumi
14.Hidajete Beqiri
Kryesia e FFK-së – 2004
1.Sabri Hashani, kryetar
2.Agim Ademi, nënkryetar
3.Haki Demolli, nënkryetar
4. Hidajete Beqiri
5. Naser Rexhepi
6.Luan Prekazi
7. Hysen Gashi
8.Skender Berisha
9.Skender Morina
10. Refik Hydaverdi
11.Maliq Lushaku
12.Nazmi Kelmendi
13.Ismajl Kosumi
14.Isuf Ajeti
15.Isë Govori
16.Blerim Vula, sekretar i përgjithshëm
Kryesia e FFK-së – 2006
1.Sabri Hashani, kryetar
2.Agim Ademi, nënkryetar
3.Haki Demolli nënkryetar
4.Xhelal Broja
5.Agim Maloku
6.Luan Vokshi
7.Shemsedin Muhaxheri
8.Iljaz Mjaku
9.Murat Hoxha
10.Mehmet Shkreli
11.Isa Govori
12.Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm
- Advertisement -
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së – 2008
1.Fadil Vokrri, kryetar
2.Agim Ademi, nënkryetar
3.Bekim Haxhiu, nënkryetar
4.Predrag Joviq, nënkryetar
5.Agim Maloku
6.Luan Vokshi
7.Vjollcë Krasniqi
8.Xhelal Broja
9.Murat Hoxha
10.Iljaz Mjaku
11.Fisnik Ademi
12.Bakir Burri
13.Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së – 2012
1.Fadil Vokrri, kryetar
2.Agim Ademi, nënkryetar
3.Bekim Haxhiu, nënkryetar
4.Predrag Joviq, nënkryetar
5.Agim Maloku
6.Luan Vokshi
7.Vjollcë Krasniqi
8.Xhelal Broja
9.Murat Hoxha
10.Iljaz Mjaku
11.Bakir Burri
12.Flamur Bunjaku
-Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së – 2016
1.Fadil Vokrri, kryetar
2.Agim Ademi, nënkryetar
3.Bekim Haxhiu, nënkryetar (dha dorëheqje disa muaj më vonë për shkak të angazhimeve politike)
4.Predrag Jovic, nënkryetar
5.Vjollca Krasniqi, anëtare
6.Xhelal Broja, anëtar
7.Bakir Burri, anëtar
8.Agim Maloku, anëtar
9.Murat Hoxha, anëtar (dha dorëheqje disa muaj më vonë për shkak të angazhimeve politike)
10.Ilaz Mjaku, anëtar
11.Luan Vokshi, anëtar
12.Flamur Bunjaku, anëtar
-Agron Mustafa, anëtar
-Bekim Rexhepi, anëtar (u zgjodh pas dorëheqjes së Murat Hoxhës)
-Mirsad Çollaku, anëtar (u zgjodh pas vdekjes së Agim Malokut)
-Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm
Komiteti Ekzekutiv aktual i FFK-së
1.Agim Ademi, kryetar
2.Bakir Burri, nënkryetar
3.Agim Dibrani, nënkryetar
4.Predrag Jovic, nënkryetar
5.Vjollca Krasniqi, anëtar
6.Xhelal Broja, anëtar
7.Ilaz Mjaku, anëtar
8.Mirsad Çollaku, anëtar
9.Naser Ajeti, anëtar
10.Agim Nura, anëtar
11.Ismajl Ajeti, anëtar
– Taulant Hodaj, sekretar i përgjithshëm
Kampionët e Kosovës nga viti 1991:
1991-92 Prishtina
1992-93 Trepça
1993-94 Dukagjini (Klinë)
1994-95 Liria
1995-96 Prishtina
1996-97 Prishtina
1997-98 Kampionati, për shkak të luftës, ndërpritet pas përfundimit të stinorit vjeshtor
1998-99 Për shkak të luftës, kampionati nuk u zhvillua fare.
1999-2000 Prishtina
2000-01 Prishtina
2001-02 Besiana
2002-03 Drita (Gjilan)
2003-04 Prishtina
2004-05 Besa (Pejë)
2005-06 Besa
2006-07 Besa
2007-08 Prishtina
2008-09 Prishtina
2009-10 Trepça
2010-11 Hysi
2011-12 Prishtina
2012-13 Prishtina
2013-14 Llamkos Kosova
2014-15 Feronikeli
2015-16 Feronikeli
2016-17 Trepça’89
2017-18 Drita
2018-19 Feronikeli
2019-20 Drita
2020-21 Prishtina
Fituesit e Kupës së Kosovës që nga mëvetësimi
1991/92: Trepça (pa lojë)
1992/93: Flamurtari (në finale e mundi Trepçën 1:0)
1993/94: Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
1994/95: Prishtina (në finale e mundi Dukagjinin 1:0)
1995/96: Flamurtari (në finale e mundi Dukagjinin 2:1)
1996/97: 2 Korriku (pa lojë, Gjilani nuk u paraqit)
1999/00: Gjilani (në finale e mundi Besianën 1:0)
2000/01: Drita (në finale e mundi Gjilanin 1:1 – 6:5 pen)
2001/02: Besiana (në finale e mundi Gjilanin 2:1)
2002/03: KEK-u (në finale e mundi Prishtinën 3:1)
2003/04: Kosova Pr.(në finale e mundi Besën 1:0)
2004/05: Besa (në finale e mundi KEK-un 3:2)
2005/06: Prishtina (në finale e mundi Drenicën 1:1 – 5:4 pen)
2006/07: Liria (në finale e mundi Flamurtarin 0:0 – 3:0 pen)
2007/08: Vëllaznimi (në finale e mundi Trepçën’89 2:0
2008/09: Hysi (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2009/10: Liria (në finale e mundi Vëllaznimin 2:1)
2010/11: Besa (në finale e mundi Prishtinën 2:1)
2011/12: Trepça ’89 (në finale e mundi Ferizajn 3:0)
2012/13: Prishtina (në finale e mundi Ferizajn 1:1 – 4:3 pen)
2013/14: Feronikeli (në finale e mundi Hajvalinë 2:1)
2014/15: Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 1:1 – 5:4 pen)
2015/16: Prishtina (në finale e mundi Dritën 2:1)
2016/17 Besa (në finale e mundi Llapin 1:1 – 4:2 pen)
2017/18 Prishtina (në finale e mundi Vëllaznimin 1:1 – 5:4 pen)
2018/19 Feronikeli (në finale e mundi Trepçën’89 5:1)
2019/20 Prishtina (në finale e mundi Ballkanin 1:0)
2020/21 Llapi (në finale e mundi Dukagjinin 1:1 – pen. 4:3)
Historiku i shkurtër i futbollit në Kosovë 1919-1991
Topi i parë i futbollit në Kosovë mendohet se është sjellë nga një student i Grenoblit më 1919, por burime tjera japin një version se më 1914 është zhvilluar ndeshja e parë e futbollit në Kosovë, ku kanë luajtur Austro-Hungarezët, të cilët kanë shërbyer në atë kohë në vendin tonë.
Ndërkohë, klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe në Prishtinë, e më pastaj kanë filluar të formohen klubet edhe në qytetet e tjera.
Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë periudhë.
Pas luftës së dytë Botërore, Kosova mbeti pjesë përbërëse e Jugosllavisë dhe rifilloi rindërtimi i vendit pas luftës, e me këtë përparoi në mënyrë të shpejtë edhe futbolli kosovar, kur në vitin 1948 u formua Lidhja e Futbollit të Kosovës, që vepronte si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë. Në Ligën e parë jugosllave garuan Prishtina dhe Trepça, derisa Liga e dytë federative vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin klubet nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi,Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia.
Kosova po ashtu e kishte edhe ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, si dhe kishte edhe Ligën e dytë dhe të tretë.
Kampionët e Ligës së Kosovës nga viti 1945 (në këtë rang të garave nuk bënin pjesë klubet më të mira kosovare, pasi ato garonin në ligat federative):
1945 Jedinstvo (Prishtinë)
1946 Jedinstvo
1947 Trepça (Mitrovicë)
1947-48 Proleteri (Prishtinë)
1948-49 Trepça
1950 Trepça
1951 Kosova (Prishtinë)
1952 Trepça
1953-54 Kosova
1954-55 Trepça
1955-56 Rudari (Stantërg)
1956-57 Rudniku (Hajvali)
1957-58 Rudari
1958-59 Prishtina
1959-60 Rudari
1960-61 Prishtina
1961-62 Buduqnosti (Pejë)
1962-63 C.Zvezda (Gjilan)
1963-64 Slloga (Lipjan)
1964-65 Slloga
1965-66 Buduqnosti
1966-67 Obiliqi (Kastriot)
1967-68 Vëllaznimi(Gjakovë)
1968-69 Vëllaznimi
1969-70 Vëllaznimi
1970-71 Vëllaznimi
1971-72 Obiliqi
1972-73 Fushë-Kosova
1973-74 Vëllaznimi
1974-75 Liria (Prizren)
1975-76 KXEK Kosova (Kastriot)
1976-77 Prishtina
1977-78 Buduqnosti
1978-79 Prishtina
1979-80 Vëllaznimi
1980-81 Liria
1981-82 Vëllaznimi
1982-83 KNI ”Ramiz Sadiku” (Prishtinë)
1983-84 Liria
1984-85 C.Zvezda
1985-86 Vëllaznimi
1986-87 Liria
1987-88 C.Zvezda
1988-89 Buduqnosti
1989-90 Vëllaznimi
1990-91 Fushë-Kosova