Ky short njëherësh shënon fillimin e një kapitulli të ri në historinë e kësaj gare. Në fakt, ky sezon do të ketë një format të ri, me më shumë ekipe dhe mundësi për konkurrencë më të madhe në garën elitare të futbollit evropian.
Sezoni i ri do të ketë 36 skuadra në fazën e grupeve, katër më shumë se në sezonet e mëparshme. Secila skuadër do të luajë tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, në vend të gjashtë ndeshjeve që ishin në formatin e deritashëm. Ky ndryshim do të ndihmojë në rritjen e konkurrencës dhe cilësisë së garës.
Pas fazës së ligës, tetë skuadrat më të mira do të kualifikohen automatikisht në raundin e 1/16-tës. Skuadrat që do të renditen nga vendi i nëntë deri në të 16-të do të luajnë ndeshje me dy takime (një në shtëpi dhe një jashtë) për të përcaktuar se cilat do të avancojnë në 1/16. Nga kjo fazë e tutje të gjitha ndeshjet do të jenë me dy takime (një në shtëpi dhe një jashtë) deri në finale, që si zakonisht do të luhet me një ndeshje të vetme.