Amad Diallo i cili e realizoi golin e fitores ndaj Liverpoolit të dielën kishte qenë duke agjëruar.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë shënoi në minutën e 121-të për ta dërguar Unitedin në gjysmëfinale të Kupës së Federatës.
“Nuk është e lehtë kur agjëron, por duhet të besosh në vete”, u ka thënë Dialloja mediave.
“Unë agjëroj për Zotin. Po agjëroj dhe dua të luftoj për ekipin nëse jam në fushë. Andaj faleminderit Zotit për këtë moment”.