Anglia i falet Harry Kane, është gjithnjë ai, me kapitenin që realizoi një ndeshje fantastike në një ditë të veçantë për të. Ndaj Finlandës ishte ndeshja e tij e 100 me përfaqësuesen angleze, me organizatorët që u kujdesën të nderonin si duhej kapitenin e tyre. Mbi 70 mijë tifozë në Wembley u çuan në këmbë për të nderuar Harry Kane.