Haland fitoi “Tripletën” sezonin e kaluar me Mançester Sitin, duke shënuar 52 gola përgjatë sezonit, por që nuk ishin të mjaftueshme për të fituar “Topin e Artë” dhe “FIFA The Best”. Të dyja këto çmime u fituan nga Leo Mesi, gjë që ka sjellë një ide të bujshme në kampin e norvegjezit.
“AS” raporton se Haland po mendon një transferim te Reali i Madridit, pasi 23-vjeçari e shikon këtë rrugë si të duhurën për të fituar çmime individuale dhe për të parakaluar Leo Mesin në “Topa të Artë” të fituar.
Haland prej pak kohësh është përfolur për një kalim në Madrid dhe është raportuar se ai ka një kontratë se Reali mund të paguajë më pak për të se rivalët e tjerë europianë. Prioriteti kryesor i “Los Blancos” është Kilië Mbape, por marrëveshja vazhdon të jetë e vështirë për t’u kryer, gjë që mund të sjellë një ndryshim mendjeje për sa i përket sulmit, ku në vend të francezit, Reali mund të marrë Halandin.
ÇFARË THA ALFI HALAND? – Babai i sulmuesit të Sitit, foli pas ceremonisë së FIFA-s, ku Mesi fitoi çmimin “The Best”: “Është e drejtë, sepse u bazua në një sistem votimi. Kështu që është e drejtë. Por do të jetë e vështirë që të kesh një sezon si ai që kishte Erling, me skuadrën që fitoi çdo gjë dhe me atë që theu çdo rekord. I uroj fat të gjithëve në botë që mundohen ta thyejnë atë rekord”.
- Advertisement -
ÇFARË E PRET HALANDIN? – Kontrata e Haland me Mançester Sitin përfundon në vitin 2027, por ekziston një mundësi për të paguar klauzolën vetëm nga klubet jashtë Europe.
Një verë interesante na pret, nëse Mbape nuk përfundon te Reali i Madridit sezonin e ardhshëm.