Futbollisti i talentuar Edor Hajdini është ftuar në prova nga skuadra Lecces.
Sulmuesi i ri me prejardhje nga Ferizaj që luan në Finlandë me ekipin TPS për grupmoshat U19 ka mahnitur ekipin italian me performancën e tij.
Hajdini është nën vëzhgimin edhe të skuadrave të njohura nga shteti skandinav, si Inter Turku, Honka e HJK.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Hajdini ka dhënë detaje për provat që do t’i ketë tek skuadra italiane, ku tha se është shumë i motivuar për t’i kaluar me sukses.
- Advertisement -
“Do i bëj provat në datat 5-18 qershor dhe do të qëndroj atje për 14 ditë. Interesimi erdhi në bazë të paraqitjeve të mia me ekipin ku luaj, ku u paraqita edhe në grupmoshat U20 të skuadrës dhe besoj që kjo ka ndikuar që Lecce të më ftojë. Jam shumë i motivuar për këtë sfidë dhe pres shumë nga vetja, do të jap maksimumin për të arritur qëllimet e mia”, tha Hajdini.
Edori shihet si një futbollist me ardhme të ndritur, duke shpresuar që tashmë do ta bëjë edhe hapin e madh me një kalim në Itali.