Nuk ndalet asnjëherë sezoni i jashtëzakonshëm i Erling Haaland, i cili me Manchester City e tij ka shkatërruar rekord pas rekord. Sulmuesi norvegjez, si zakonisht, shënoi edhe në fitoren 2-1 të “qytetarëve” ndaj Fulhamit, me të cilën skuadra e Guardiolës u bë kryesues i ri i Premier League.
Me këtë gol, Haaland arriti Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesit më të mirë të Premier League në një sezon të vetëm (për norvegjezin, ende pa përfunduar), me 34 gola. Por jo vetëm kaq, ai theu edhe një rekord që datonte që nga viti 1931.
Haaland shënoi golin e tij të 50-të në sezonin 2022-2023, duke u bërë lojtari i parë nga një klub anglez që e bën këtë në një sezon të vetëm që nga viti 1931.
Kështu e ka lartësuar Guardiola yllin e vet në konferencë për shtyp: “Rekordi që mposhti Haaland ishte aq i vjetër, sa në atë kohë Churchill nuk ishte bërë ende kryeministër”.