Sipas medias norvegjeze “Dagens Næringsliv”, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka blerë një makinë ekskluzive “Mercedes-AMG One”, me vlerë 3.2 milionë euro. Tashmë dihet se janë prodhuar vetëm 275 kopje të këtij modeli makinash luksoze.
Koleksionisti norvegjez i makinave “Ertvaag” e ndihmoi Haaland në blerjen e kësaj dhurate super të shtrenjtë. Fuqia e automjetit në fjalë është 1000 kuaj fuqi, përshpejtimin në 100 km/h e bën për 3 sekonda.
Haaland njihet për pasionin e tij për makinat luksoze. Garazhi luksoz i makinave të yllit norvegjez përfshin “Range Rover Sport”, “Mercedes-AMG GLE”, “Rolls Royce Cullinan”, “Mercedes-AMG GLE” dhe “Audi RS6 Avant”.