Erling Haaland e ka bërë sërish. Sulmuesi norvegjez ka shënuar edhe kundër Arsenalit, në ndeshjen e madhe, të vlefshme për javën e pestë të Premier League. Tashmë ai ka 10 gola në 7 ndeshje sezonale (të gjithë të shënuar në kampionat), 100 gola gjithsej me fanellën e “qytetarëve”. Arritje që e çon atë të barazojë një rekord historik, atë të Cristiano Ronaldos, i cili është lojtari që ka shënuar 100 gola në numrin më të vogël të ndeshjeve me të njëjtën skuadër.
Portugezi kishte nevojë për 105 ndeshje që ta bënte këtë, si ish-lojtari i Borussia Dortmundit, i cili të mërkurën humbi mundësinë për t’u bërë rekordmen absolut në këtë renditje të veçantë, duke u përplasur në mbrojtjen e Interit në xhiron e parë të Champions League.
Lojtarët që arritën më shpejt 100 gola me të njëjtin ekip:
Cristiano Ronaldo -105 ndeshje për Real Madrid
- Advertisement -
Erling Haaland – 105 ndeshje për Manchester City
Luis Suarez – 120 ndeshje për Barcelonën
Zlatan Ibrahimovic – 124 ndeshje për PSG
Ruud Van Nistelrooy – 131 ndeshje për Manchester United
Cristiano Ronaldo – 131 ndeshje me Juventusin