Erling Haaland është ende duke shijuar pushimet e merituara. Sulmuesi i Manchester City po rrëzitet në ujërat dhe diellin e jugut të Francës, me partneren dhe miqtë e tij. Superylli norvegjez madje performoi diçka të ngjashme me një festë goli teksa u hodh në det, ndërsa e dashura Isabel Johansen shihet teksa ia lidh gërshet flokët.
Ai u fotografua gjithashtu duke bërë ski uji teksa tregoi se është një njeri me shumë talente, ndërsa Isabela dhe miqtë e tij i bashkohen argëtimit. Isabel, 19 vjeçe, u takua me Erling në qytetin e tyre norvegjez të Bryne, ku ajo ishte gjithashtu anëtare e akademisë së klubit të futbollit.
Ata kanë mbetur të afërt që atëherë dhe filluan të takoheshin rreth kohës kur sulmuesi iu bashkua Borussia Dortmundit. Një burim tha më parë: “Marrëdhënia e tyre duket të jetë mjaft serioze. Isabel ka udhëtuar në Gjermani dhe Angli për të parë Erling dhe tani ajo është në puishime me të. Isabel është e njohur për bukurinë e saj në Bryne. Ata e kanë njohur gjithmonë njëri-tjetrin”.
Jugu i Francës është pika e fundit e ndalimit për Haaland dhe partneren e tij, e cila gjithashtu është fotografuar duke festuar në një varkë në Ibiza, në fillim të kësaj jave, ku yllit të City iu bashkua babai i tij, ish-mesfushori i “qytetarëve”, Alfie.
- Advertisement -
Haaland, 22 vjeç, është me pushime të zgjatura pasi e ndihmoi Manchester City të siguronte tripletën historike në sezonin e tij të parë në futbollin anglez, me fitoren 1-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve, muajin e kaluar.
Sulmuesi më pas shënoi tre gola në kualifikimet e Norvegjisë për “Euro 2024”, kundër Skocisë dhe Qipros, duke e çuar numrin e tij në 61 gola në 61 ndeshje për klubin dhe kombëtaren gjatë sezonit 2022-2023.
Përveç suksesit ekipor me City, sezonin e kaluar, Haaland fitoi edhe çmime individuale: futbollisti i sezonit në Premier League dhe futbollisti më i mirë i sezonit për “Shoqatën e Shkrimtarëve të Futbollit”. Ai gjithashtu shënoi një rekord prej 36 golash në Premier League, për të fituar “Këpucën e Artë”.