Barcelona njoftoi mëngjesin e kësaj të hëne nënshkrimin e Ilkay Gündogan (32 vjeç), i cili vjen si transferim falas nga Manchester City. Klubi katalanas i futbollit raportoi në deklaratën e tij se Barcelona dhe turko-gjermani Ilkay Gündogan kishin arritur marrëveshje 2-vjeçare, me opsion të një vitit të tretë.
Pra, lojtari do të nënshkruajë për dy sezone, deri më 30 qershor 2025, plus një opsional dhe do të ketë klauzolë lirimi prej 400 milionë euro. Së shpejti, Barcelona do të informojë për detajet e prezantimit të Ilkay Gündogan si lojtar i ri i ekipit të parë.
💙❤ @IlkayGuendogan és CULER! pic.twitter.com/xkKP4xJO0T
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) June 26, 2023
- Advertisement -
Kapiteni i Manchester City, i cili fitoi tripletën së fundi; Premier League, “FA Cup” dhe Champions League me skuadrën e “qytetarëve”, do të vishet azulgrana sezonin e ardhshëm. Ai arrin falas në “Camp Nou”, si lojtar i lirë.
Barça arriti ta mbyllte kontratën e tij të mërkurën e kaluar përmes Mateu Alemany. Drejtori i futbollit udhëtoi në qytetin gjerman të Mynihut për të përfunduar detajet e fundit të kontratës së tij për dy sezone fikse, plus një opsional, në varësi të ndeshjeve që do të luajë sezonin e dytë.
Mateu nxitoi gjithashtu sepse Manchester City vazhdoi të ushtronte presion mbi turko-gjermanin, për ta detyruar Gundogan të ndryshonte mendje dhe të rinovonte në “Etihad”.