Asi i PSG-së, Neymar është i lidhur me transferimin tek Manchester City.
Braziliani, i cili me gjasë gjatë kësaj verë, do të ‘divorcohet’ me parsienët, kërkohet nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Man City-n.
Por sipas “El Nacional”, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e do Neymarin pasi veprimet e brazilianit jashtë fushës janë të pa përshtatshme për klubin.
Thashethemet e mëhershme thonin se Manchester City është një nga shumë klubet që mund ta mbajë nën kontrolle Neymarin, megjithatë, thuhet se Guardiola është kundër transferimit të ish-yllit të Barcelonës në ‘Etihad Stadium’.