Pep Guardiola i është nënshtruar një operacioni në shpinë dhe do të mungojë te Manchester City deri pas pushimit ndërkombëtar (ndeshjeve kualifikueseve të kombëtareve në shtator), muajin e ardhshëm.
Klubi kampion anglez konfirmoi të martën se spanjolli ka vuajtur me “dhimbje të forta shpine për disa kohë” dhe fluturoi në Barcelonë për një procedurë urgjente kirurgjikale. Operacioni i kryer në spitalin “Quiron” ishte i suksesshëm, thonë nga klubi, dhe Guardiola tani do të rikuperohet përsëri në Spanjë.
Ndihmës trajneri Juanma Lillo, i cili iu bashkua sërish stafit teknik të Manchester City në fillim të kësaj vere, do të marrë përsipër detyrat e Guardiolës derisa ai të kthehet.
Ndeshja e tij e parë në krye të kampionëve të Premier League do të jetë të dielën, kur Manchester City do të udhëtojë në fushën e Sheffield United.
- Advertisement -
Klubi nag “Etihad” nënvizoi në një deklaratë: “Të gjithë te Manchester City i dëshirojnë Pep shërim të shpejtë dhe mezi presim ta shohim atë së shpejti në Manchester”.
Lillo, 57 vjeç, kaloi dy vjet në City midis 2020 dhe 2022, duke e lënë skuadrën verën e kaluar për të marrë një rol trajner në skuadrën e Katarit Al Sadd.
Pas ndeshjes në “Bramall Lane”, City pret Fulhamin më 2 shtator, para pushimit ndërkombëtar (midis 4 dhe 12 shtatorit). “Qytetarët” më pas udhëtojnë drejt West Ham më 16 shtator, ndeshje në të cilën pritet edhe rikthimi i Guardiolës në stol.
Ja njoftimi i Manchester City me këtë rast: “Pep Guardiola iu nënshtrua një operacioni rutinë sot për një problem me shpinën. Trajneri ynë ka vuajtur nga dhimbje të forta shpine prej disa kohësh dhe ka fluturuar në Barcelonë për një operacion urgjent, të kryer nga Dr. Mireia Illueca. Operacioni ishte i suksesshëm, Pep tani do të kalojë një periudhë rehabilitimi në Barcelonë.
Në mungesë të tij, ndihmës-trajneri Juanma Lillo do të mbikëqyrë stërvitjen e ekipit të parë dhe do ta udhëheqë Manchester City deri në rikthimin e Pep, gjë që do të ndodhë pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar”.