Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Guardiola i frikësohet Real Madridit: Janë shumë të shpejtë…
Sport

Guardiola i frikësohet Real Madridit: Janë shumë të shpejtë…

Published 08/04/2024
Share
SHARE

Fitore me përmbysje, tri pikë të tjera dhe tani mendon për Real Madridin. Performanca e Kevin de Bruyne në “Selhurst Park” i lejoi Manchester City, përveç presionit ndaj konkurrentëve për titullin e Premier League, të fokusohet në duelin evropian pa asnjë shqetësim, përveç lojtarëve të rikuperuar si Kyle Walker apo Nathan Aké.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së radhës në kampionat, Pep Guardiola deklaroi se “nuk ishim aq solidë si zakonisht, por Kevin de Bruyne e fitoi ndeshjen”. Trajneri spanjoll, i cili e kuptoi nevojën për t’u kujdesur për tranzicionet në mbrojtje përpara përballjes me “Los Blancos”, shpreson të mos pendohet për dëmtime të tjera.

“A mora përgjigjen që dëshiroja nga lojtarët? Po, por nuk ishim solidë si zakonisht, përsa i përket organizimit në mbrojtje dhe tranzicioneve, veçanërisht në mënyrën se si pësuam golin e parë dhe rastet e tjera. Kjo ndodhi më shumë për shkak të të luajturit çdo tri ditë. Shpenzohet më shumë energji mendore sesa energji fizike, është sforcim i jashtëzakonshëm.

Kjo është arsyeja pse ndonjëherë ndodh (goli i pësuar), por kësaj here Kevin e fitoi ndeshjen. Në këto lloj ndeshjesh, një herë është Phil (Foden), herën tjetër Erling (Haaland) apo Julián (Álvarez), lojtarët sulmues që e vendosin lojën. Ne trajnerët flasim për taktika, por më jepni lojtarë si Kevin dhe këto lloj lojërash do të jenë më të lehta”.

- Advertisement -

Sa e rëndësishme ishte për Erling Haaland që të shënonte: “Absolutisht e rëndësishme. Sulmuesit jetojnë për golin, ju e dini. Mund ta gjenim më shumë në këtë ndeshje, veçanërisht në të djathtë. Ai lëvizi shumë mirë”.

Ekipi vuajti disi mbrapa. A mund të jetë problem të martën, kundër Real Madridit, i cili ka lojtarë shumë të shpejtë si Vinicius dhe Rodrygo? Ja si përgjigjet Guardiola: “Po, e di arsyen pse ndodhi kjo dhe keni të drejtë. Duhet ta rregullojmë, përndryshe do të jetë e vështirë. Kundërshtari në Champions ka shumë cilësi, iu druhem vërtet sulmuesve të shpejtë dhe driblues që ka Real Madridi”.

KosPress Portal 08/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Europa League drejt finales angleze – Sonte vendoset gjithçka

08/05/2025
Sport

Parisi bën historinë – eliminon Arsenalin dhe sfidon Interin në finale

08/05/2025
Sport

Në hapat e babait: Djali i CR7 grumbullohet me kombëtaren portugeze

07/05/2025
Sport

Gjysmëfinale vendimtare: A do të jetë PSG apo Arsenal përballë Interit?

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?