Pep Guardiola synon të largohet nga Manchester City pas dy vitesh, kur i skadon kontrata në fuqi. Ky është informacioni i publikuar nga media britanike “The Guardian”, e cila e largon të ardhmen afatmesme të trajnerit spanjoll nga klubi i tij aktual. Trajneri, i cili sapo e ka udhëhequr Manchester City drejt tripletës sezonale, ka vendosur që të largohet në verën e vitit 2025 dhe ta përfundojë mandatin e tij në “Etihad” 9 vitesh.
Trajneri nënshkroi një kontratë të re me klubin e “qytetarëve” në nëntor, një vendim që kishte ngritur dyshime nëse do ta përfundonte. Edhe njerëzit më të afërt me të nuk ishin të sigurt se çfarë do të ndodhte. Kur Guardiola mbërriti te Manchester City në verën e vitit 2016, kishte një pritshmëri të madhe se nuk do ta zgjaste qëndrimin e tij përtej tri viteve që ra dakord në atë kohë. E megjithatë gjithçka tregon se spanjolli do të largohet nga klubi aktual pas 9 sezonesh.
Para Manchester City, trajneri Guardiola kishte drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munich. Në atë kohë mendohej se pas stërvitjes në Angli do të dëshironte të drejtonte një klub në Itali për të arritur ambicien e trajningut në katër ligat më të mira. Mirëpo, me këtë vendim, në të cilin gjithçka tregon se ai do të vazhdojë edhe dy vite në Manchester, kuptohet se Guardiola ka ndryshuar mënyrën e të menduarit. Një opsion mund të jetë stërvitja e një ekipi kombëtar.
Duke menduar për sezonin e ri në krye të “qytetarëve”, Guardiola shpreson ta ketë sërish Gundogan. Ai pret që lojtari të nënshkruajë kontratën e re 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Pritet që gjatë kësaj jave të ketë negociata mes gjermanit dhe bordit drejtues të klubit.
- Advertisement -
Kapiteni i Manchester City, i cili në tetor do të mbushë 33 vjeç, po shqyrton një ofertë nga Barcelona, e cila do t’i ofronte një kontratë 3-vjeçare. Interesim ka edhe nga Arabia Saudite për mesfushorin, kontrata e të cilit skadon këtë muaj.