Familja e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka qenë mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi.
Nga postimet në rrjetet sociale kuptohet se ata janë gëzuar pafyshim për suksesin e kuqezinjve.
Nëse vajza e trajnerit, kishte zgjedhur fanellën e portierit për ta mbajtur në tribunë, ndërsa djali atë të kuqen, bashkëshortja e tij, Lucie, u shfaq në ndeshje me një fanellë të personalizuar.
Bëhej fjalë për fanellën e tretë të kombëtares shqiptare të futbollit, të zezën, të cilën ajo e mbante në këtë sfidë. Bashkëshortja e Sylvinho-s kishte zgjedhur fanellën me numrin 16, të cilën me sa duket në FSHF ia kishin personalizuar me emrin e saj për këtë ndeshje.