Gaia Lucariello, bashkëshortja e Simone Inzaghit, ka dhënë një intervistë të gjatë për të përjavshmen “Diva e Donna”, në të cilën ka folur për marrëdhënien e saj, jo gjithmonë të lehtë, me trajnerin e Interit. Inzaghi dhe gruaja e tij janë të lidhur prej 13 vitesh, të martuar prej pesë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Lorenzo, 10 vjeç dhe Andrea, 2 vjeç.
Trajneri zikaltër është gjithashtu babai i Tommaso-s, i cili erdhi në jetë 22 vite më parë nga ish-partnerja e tij Alessia Marcuzzi. “Të jesh me Inzaghin është bukur, por e lodhshme. Stresi kalon nga çatia, çdo ndeshje është një provë për ne, – shpjegoi Lucariello. – Në 13 vite me Simonen, unë jam plakur si 26 vjeçe. Nuk e kam aftësinë si Simone, të rri e qetë. Është forca e tij e madhe, ka shumë presion, e ndjen, por ia del ta menaxhojë”.
Më tej, gruaja e Simone Inzaghit shton: “Ne jemi të privilegjuar. Simone paguhet shumë mirë për punën që bën, por kjo nuk do të thotë se tensioni është shumë i lartë. Unë jam e sëmurë gjatë çdo ndeshjeje, jam e sëmurë fizikisht. Flas për futbollin me burrin, jam shumë e përfshirë, jam mbështetja e tij. Shtëpia është streha e tij”.
Gaia Lucariello saktësoi se Inzaghi ia kushton gjithë kohën e lirë (pak) familjes: “Ne nuk kemi një jetë sociale, sepse Simone del pak në mbrëmje, zbret në lokalin afër shtëpisë së tij për të takuar disa miq, por ai tashmë është kthyer në orën 19:30. Nuk ndodh që të më thotë: Unë do të dal për darkë me disa miq. Iu përkushtohemi fëmijëve në mbrëmje, shikojmë një ndeshje, një film, pastaj shkojmë në shtrat herët”.
- Advertisement -
Gaia Lucariello zbuloi se kur humbet Interi, “djali ynë Lorenzo qan, dëshpërohet. Luan me të rinjtë e Interit, është sulmues dhe e ndjen shumë përgjegjësinë e babait të tij. Simone, sa më shpesh që mundet, shkon për t’i parë ndeshjet e tij. Kjo ka një efekt të çmendur tek ai dhe tek të gjithë lojtarët e tjerë të vegjël.
Ata e dinë që trajneri i Interit po i shikon, ndaj tërbohen fare. Andrea, djali ynë më i vogël, tani për tani thotë vetëm ‘forca Inter’; dëshiron të vishet si vëllai më i madh, me fanellat e Interit”. Gruaja e Inzaghit gjithashtu e përkufizoi burrin e saj të ëmbël, shumë të zhytur në mendime dhe të këndshëm.
Gaia Lucariello ka mohuar thashethemet e dala pak kohë më parë: Alessia Marcuzzi, ish-partnerja e Simone Inzaghit, nuk ishte dëshmitare e martesës së tyre. Mirëpo, prezantuesja ka qenë e pranishme në event, pasi shkon shumë mirë me trajnerin zikaltër dhe gjysmën e saj më të mirë:
“Ne jemi miq, unë e dua atë dhe ajo më do mua. Fjalët e mia janë të vërteta, nuk kemi një arsye të vetme për të mos u marrë vesh. Unë nuk jam xheloze për të. Mes Simone dhe Alessia ekziston një marrëdhënie e pastër për hir të djalit të tyre Tommaso”.