Me 13 gola e 12 asistime në 33 ndeshjet e deri më tani këtë sezon në La Liga, për Atletico Madrid, përveç vetes, duket se “fantazisti” francez, Antoine Griezmann, duket se ka “rilindur” komplet skuadrën e Diego Simeone.
Pas një dopiete të shënuar mbrëmjen e djeshme në fitoren 5 me 1 ndaj Cadiz, francezi foli për mediat nga ku tha se dëshiron të shkruajë historin me klubin nga Madridi, si dhe shton shpresat te tifozët për titullin kampion të La Liga, sezonin e ardhshëm.
“Isha pak i zemëruar që nuk mora çmimin e “lojtarit më të mirë” në muajin prill. Po argëtohem shumë, shënuam pesë gola dhe bëmë një ndeshje të mirë. Rekordi i golave të klubit? Do të doja të më kujtonin për shumë vite, është një arritje për mua.
Nëse do të kishim reaguar më herët, ndoshta do të luftonim për titullin, por duhet të shijojmë të tashmen dhe të vazhdojmë të punojmë siç po bëjmë, për ta nisur sërish vitin e ardhshëm nga e para”,- tha “dirigjenti” i sulmit të “los colchoneros” pas “manitas” së mbrëmshme ndaj Cadiz.