Gresa Bakraçi është sportistja e radhës që do përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Bakraçi do të përfaqësojë sportin e atletikës në ngjarjen më të madh në planet, Lojërat Olimipike.
Atletja jonë do të garojë në disiplinën e 800 metrave.
Gresa merr pjesë me ftesë të univerzalitetit, pas përzgjedhjes së bërë nga komisioni përkatës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).