E ardhmja e Mason Greenwood mbetet e pasigurt, dhe thuhet se nuk duan të shohin rikthimin e sulmuesit në Manchester United.
E ardhmja e Greenwood mbetet e paqartë pasi akuzat penale në lidhje me pretendimet për tentativë përdhunimi, sulmi dhe sjellje arrogante ndaj sulmuesit u hoqën, mirëpo nuk është i mirëpritur të Manchester United..
21-vjeçari mbetet i pezulluar nga “Djajtë e Kuq” aktualisht, dhe klubi ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se klubi do të konsultohet për hapat e ardhshëm.
Lojtarët mendojnë se ajo çka është parë nuk është “diçka që mund të fshihet lehtësisht nga kujtesa” dhe rikthimi i Greenwood në ambientet e klubit mbetet e paqartë.
- Advertisement -
Ndërkohë, stafi i Manchester United thuhet se është i ndarë për të ardhmen e Greenwood. Disa mendojnë se Djajtë e Kuq kanë një detyrë të kujdesit ndaj 21-vjeçarit, ndërsa të tjerë besojnë se ai nuk duhet të veshë më fanellën e famshme të kuqe.
Ten Hag ka hezituar të merret me këtë çështje, por u ka kërkuar lojtarëve të tij që të mos e humbin fokusin mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Greenwood në klub.