Mesfushori me origjinë shqiptare i Leverkusen, Granit Xhaka është rënditur si lojtari i 16-të më i mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”. Xhaka, pas një viti fantastik bën një arritje të jashtëzakonshme, duke parakaluar lojtar të kalibrit të lartë.
Xhaka në edicionin e kaluar ndihmoi skuadrën në fitimin e titullit kampion. Në kampionat, 32-vjeçari luajti 33 ndeshje dhe realizoi 3 gola.