Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës dhe Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është përfshirë në formacionin e vitit 2024 në Bundesliga.
Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” e ka renditur mesfushorin shqiptar për shkak të notës së lartë 7.59, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë vitit 2024, Xhaka fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë pesë asiste.
- Advertisement -
