Observatori i Futbollit, CIES, ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më të aktivizuar gjatë vitit 2024, ku Granit Xhaka renditet në mesin e 10 të parëve.
CIES ka analizuar lojtarët nga 66 liga të ndryshme në botë që kanë luajtur numrin më të madh të minutave zyrtare gjatë vitit 2024, duke përfshirë ndeshje në klube vetëm për të rritur, dhe në kombëtare (A, U23 ose U21), transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e 10 lojtarëve më të aktivizuar, Xhaka është i katërti, pas mbrojtësit holandez Virgil van Dijk (33.4 vjeç) dhe argjentinasit Nicolas Otamendi (36.8 vjeç).
Xhaka, ka luajtur 5,447 minuta në 65 ndeshje, duke pasur vetëm dy minuta më pak se Otamendi.
- Advertisement -
Gjatë vitit 2024, Xhaka fitoi titullin në Bundesliga me Bayer Leverkusen, si dhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, por ekipi i tij u eliminua në finalen e Europa League-s nga Atalanta.
Në Euro 2024, ai dhe Zvicra arritën çerekfinalet, ndërsa në Nations League përfunduan të fundit në Grupin A4.
Xhaka gjithashtu ishte një nga kandidatët për Topin e Artë 2024, ku përfundoi në vendin e 16.
Për t’i ndjekur të gjitha zhvillimet nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP KOSOVA 3, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
- Advertisement -
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!