Myrto Uzuni e nisi vitin mbarë duke shënuar që në ndeshjen e parë të 2024-s. Një gol i rëndësishëm në fitoren 2-0, që Granada mori ndaj Kadizit në shtëpi dhe tepër jetike për qëndrimin në La Liga. Gjashtë gola deri tani, por Uzuni kërkon të kapë shifrën 15 në fund të sezonit.
“Trajneri i ri më aktivizoi si anësor, por i thashë që si “pykë” ndihem më mirë. Këtë ndeshje më futi në majë dhe shënova gol”, thotë Uzuni në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.