Protagonistë të pritshëm, mungesa të pajustifikuara. Sonte do të luhet e para nga dy gjysmëfinalet e “Euro 2024”, ajo mes Francës dhe Spanjës.
Ka kuriozitet të madh për paraqitjen e Kylian Mbappe. Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar vetëm një gol deri më tani, por ende mund të rikthehet në listën e “Këpucës së Artë” të këtij Europiani.
Emrat më të zëshëm kanë dështuar pothuajse të gjithë deri më tani. Ronaldo dhe Lukaku e kanë përfunduar Europianin e Gjermanisë pa gola.
Ndër yjet shkëlqen vetëm Jamal Musiala, shënuesi i 3 golave për Gjermaninë e tij, teksa e kryeson listën bashkë me Georges Mikautadze të Gjeorgjisë, Cody Gakpo të Holandës dhe Ivan Schranz të Sllovakisë.
- Advertisement -
Në garë mbeten edhe dy anglezët, Harry Kane me Jude Bellingham, të cilët do të përballen nesër me Holandën në gjysmëfinale dhe kanë mundësi të shënojë sërish.
Këta janë lojtarët që kanë shënuar më shumë se një gol deri më tani në “Euro 2024”:
Mikautadze (Gjeorgji) – 3 gola
Schranz (Sllovaki) – 3 gola
Musiala (Gjermani) – 3 gola
- Advertisement -
Gakpo (Holandë) – 3 gola – ende në garë
Fabian Ruiz dhe Olmo – (Spanjë) 2 gola – ende në garë
Fullkrug, Wirtz dhe Havertz (Gjermani) – 2 gola
- Advertisement -
Bellingham dhe Kane (Angli) – 2 gola – ende në garë
Marin (Rumani) – 2 gola
Demiral (Turqi) – 2 gola
Embolo (Zvicër) – 2 gola