Sonte, me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Parc des Princes” në Paris do të jetë skenë e përballjes së dytë gjysmëfinale ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, ku do të përcaktohet finalisti i dytë i garës prestigjioze Champions League.
Pas fitores minimale 1:0 në “Emirates”, PSG hyn në këtë sfidë me një avantazh të lehtë, por asgjë nuk është e sigurt përballë një Arsenali që synon përmbysjen dhe rikthimin e madh.
Skuadra e Mikel Artetës do të kërkojë të përmbysë rezultatin e lojës së parë dhe t’i bashkohet Interit në finalen e madhe që do të luhet më 31 maj.
Kujtojmë se zikaltërit siguruan biletën për finale pasi mbrëmë eliminuan Barcelonën në një ndeshje dramatike që përfundoi 4:3 pas vazhdimeve.