Novak Gjokoviç fitoi”Australian Open”-in e dhjetë në Melburn duke barazuar rekordin e 22 titujve Grand Slam të mbajtur nga Rafael Nadal dhe do të bëhet sërish numri një i botës në sportin e bardhë.
Gjokoviç mundi në finale grekun Stefanos Cicipas 3-0 me setet respektivisht 6-3, 7-6 (7/4), 7-6 (7/5).
Ky i fundit do të jetë sërish i treti në botë të hënën, pas spanjollit Carlos Alcaraz, i cili mungoi në Melburn për shkak të një dëmtimi.