Flamuri kuqezi tashmë është vendosur në stadium “Signal Iduna Park” në Dortmund, ku nesër do të përballen Shqipëria dhe Italia në kuadër të Kampionatit Europian të futbollit.
Siç shihet edhe në këto foto, dy flamujt ai i Shqipërisë dhe i Italisë janë vendosur krah njëri tjetrit në stadium.
Kujtojmë se Shqipëria nesër do ta luajë ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Italisë.