Gjilani ka regjistruar një fitore të rëndësishme duke i argetuar tre pikë në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Skuadra e Zekirja Ramadanit ka bërë kështu një hap të madh për ta blinduar pozitën e tretë në të cilën tashmë ka 50 pikë, tetë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Të dy golat për gjilanasit i shënoi Mevlan Zeka në minutat 28’ dhe 90’.
Përkundër humbjes, Dukagjini mbetet në vendin e pestë me 41.