Gjeorgjia e ka fituar ndeshjen përballë Shqipërisë me rezultat minimal në “Air Albania”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në pjesën e dytë mjaftoi një shpërqendrim i mbrojtjes kuqezi që gjeorgjianët të kalonin në epërsi.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kochorashvili në minutën e 70-të, pas një gjuajtje e cila u devijua nga mbrojtja e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.
Me këtë humbje, Shqipëria gjendet e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Çekia që është në të tretin, kurse Gjeorgjia është e para me gjashtë pikë.