Në përballjen e zhvilluar në “Estadi Municipal de Montilivi” senzacioni spanjoll i këtij ediconi ka fituar me rezultat 4-3.
Pavarësisht se Alvaro Morata ia doli të realizojë hat-trick për skuadren e drejtuar nga Diego Simeone, në fund vendasit fituan me golat e Fernandez (2′), Savio (26′), Blind (39′) dhe Martín (90+1′).
Pas kësaj ndeshje, Girona gjendet në vendin e dytë por me po aq pikë sa Real Madrid që kryeson La Ligan, dyzet e tetë. Në vendin e tretë me dhjetë pikë më pak gjendet Atletico Madrid.